1 milionë Dollarë për fitimin e një Topi të Artë, shifër që do të shkojë deri në 4 milionë Dollarë nëse braziliani e con në 4 numrin e triumfeve të këtij trfeu. Kjo është ajo që zbulon portali UOL esporte nga kontrata e sponsorizimit mes yllit të Paris Sën Zhermen dhe kompanisë amerikane Nike të nënshkruar në 2011 dhe që skadon në 2022
Është pikërisht trofeu i Topit të Artë ai që ka bonusin më të majmë për sulmuesin brazilian, një bonus që është më i lartë se ai i Botërorit dhe Lojërave Olimpike. Kështu nëse Brazili do të fitojë Botërorin, 26 vjeçari do të fitonte 50 mijë Dollarë. Nëse Nejmar do të shpallej lojtari apo golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës do të shtonte llogarinë e tij bankare me 200 mijë Dollarë më shumë. Përsa u përket Lojerave olimpike; në rast fitore të medaljes së artë përfitimi për Nejmar është 20 mijë Dollarë, ndërsa shifra e përfituar si shënuesi më i mirë është 100 mijë Dollarë. Akoma më e lartë është vlera që braziliani do të përfitojë nëse shpallet edhe lojtari më i mirë, 150 mijë Dollarë.
sfidanti.al