Psg do te prese Realin e Marsejen; Verrati e Nejmar munguan ne stervitje

Paris Sen Zhermen do te kete dy ndeshje delikate; ate me Olimpik Marseje ne kampionat dhe Realin e Madridit ne Ligen e Kampioneve. Trajneri i parizieneve Unai Emeri u shfaq ne konference per shtyp ku foli per menyren sesi po i pergatit keto dy sfida. Ne seancen e fundit stervitore munguan Verrati dhe Nejmar por Emeri theksoi se pret qe braziliani pritet te jete ne fushen e lojes.

‘Verrati ka punuar me fizioterapistet dhe nuk eshte ende ne 100% te formes, ndersa Nejmar kishte pak temperature dhe probleme gastrointestinale. Shpresoj qe te jete te shtunen-tha Emeri.

Nejmar ne ndeshjen e pare ndaj Olimpikut te Marsejes u ndeshkua me karton te kuq, por trajneri i PSG  tha se braziliani meson nga gabimet e tij.

‘Kur luajme ne fushen tone te gjithe lojtaret ndjejne diçka te veçante-shtoi Emeri-Nejmari nuk ben perjashtim. Ai eshte inteligjent dhe meson nga ato qe ndodhin qofte ne aspektin individual e qofte ne ate kolektiv per te mos perseritur gabimet e bera. Nese do te luaje te dielen do te jete i perqendruar per te zhvilluar  nje ndeshje te madhe dhe per te argetuar tifozet’.

Sfidanti.al