Formula 1, prezantohet Meklaren nje makine me ngjyre portokalli papaja

Nje dite pas prezantimit te makinave Mercedes dhe Ferrarit, kete te premte i takoi Meklarenit qe te zbulonte makinen e tij MCL33 qe ka nje pamje ndryshe nga ajo e vitit te kaluar. Telajoja e makines se re te Meklaren eshte me ngjyre portokalli papaja nderkohe qe ka disa pjese blu. Nje zgjedhje kjo qe eshte bere duke u frymezuar nga makina e pare Meklaren qe ka garuar ne Formula 1 50 vite me pare.

Meklaren MCL33 do te kete motor Renault dicka qe ndodh per here te pare ne 52 vjet per kete skuderi. Pilotet e Meklarenit per vitin 2018 do te jene Fernando Alonso e Shtofel Vandorn.

‘Dimri im ka qene me i shkurter per mua-tha Fernando Alonso-kam qene ne nje piste per garat e tipit 24 Ore dhe kam testuar disa makina. Tani mezi po pres te  drejtoj nje makine te Formula 1. Duke pare kete makine te re, ndihem shume i emocionuar. Shpresoj qe te jemi ne drejtimin e deshiruar nga e gjithe skuadra’.

Sfidanti.al