Dopingu godet serish Rusine; tani ne disiplinen e Bobsleigh

Dopingu godet serish sportin rus ne Lojerat Olimpike Dimerore te Pjongçangut. Pas Krushelnitskit qe doli pozitiv me meldonium, ishte sportistja ne garen e bobsleigh dyshe, Nadezhda Sergejeva ajo qe rezultoi pozitive ne testet antidoping.

Lajmi u be i ditur nga presidenti i Federates Ruse te Bobsleigh, Aleksander Zubkov per te perditshmen ruse ‘Sport Express’. Sergejeva qe formonte dyshe me Nadezhda Palejeva  u rendit ne vendin e 12 ne kete disipline ne Lojerat Olimpike, nderkohe qe fitoi medaljen e argjendte ne Evropianinne zhvilluar ne Vinterberg gjate ketij viti. Nuk behet i ditur emri i substances qe u shfaq ne testet e Sergejeves, por nuk behet fjale per lenden meldonium.

Sfidanti.al