Juventus nuk qendron asnjehere pushim kur behet fjale per merkaton e transferimeve te sezonit te ardhshem. Nje prej objektivave te klubit bardhezi eshte Mateo Darmian i cili eshte gati per t’u larguar nga Mançester Junajtid pas nje sezoni jo shume te lehte te perjetuar nen drejtimin e Murinjos. Mbrojtesi italian ka me Djajte e Kuq nje kontrate deri ne 2019 dhe per Alegrin ai eshte zevendesuesi ideal i Lihshtajner.
Mateo Darmian qe eshte bere pjese e Mançester Junajtid ne vitin 2015, kete sezon ka luajtur vetem 12 ndeshje me kete skuader nga te cilat 4 ne kampionat dhe 3 ne Ligen e Kampioneve. Nje hapesire e limituar per Darmian i cili nuk ka pasur asnjehere ndonjen raport te shkelqyer me Murinjon.
Pikerisht per kete arsye, Darmian kontrata e te cilit skadon ne 2019, po mendon largimin nga Mançester Junajtid dhe sipas ‘Corriere dello Sport’, Juventusi eshte ne pole position. Nga ana tjeter edhe Darmian qe ka luajtur ne Serie A me Torinon ne 2011-2015 eshte gati te kthehet ne Itali dhe duket se eshte bindur nga projekti i Juventusit per te zevendesuar Lihshtajner.
Sfidanti.al