Milan-Arsenal; nga eurogoli i Boateng te zenka Ibra-Alegri

Milan-Arsenal eshte nje sfide historike qe kete vit do te perjetohet ne Europa League. Me pare keto dy skuadra jane perballur ne 6 raste ne arenen evropiane dhe ka pasur shume per te treguar per to. Historia e sfidave mes milanezeve dhe londinezeve nis ne vitin 1995 ne Superkupen Evropiane qe ne ate kohe ishte me sistem vajtje ardhje. Milani fitoi trofeun fale fitores 2-0 ne Milano me gola te Boban e Masaros nderkohe qe sfida ne Londer perfundoi 0-0.

Fusha londineze ka qene gjithnje nje mallkim per Milanin qe ka nje bilanc me 2 barazime, nje humbje e asnje gol i shenuar. Edhe ne vitin 2008 kur Gatuzo ishte futbollist, ndeshja e pare e 1/8 te finaleve te Liges se Kampioneve perfundoi pa gola, ndersa ne ndeshjen e kthimit Arsenali fitoi me gola te Fabregas e Adebajor duke eliminuar kuqezinjte.

Perballja e fundit mes ketyre dy skuadrave ishte ajo e vitit 2012, edhe kjo ne 1/8 e finaleve te Liges se Kampioneve. Ndeshja e kthimit ishte nje spektakel i Milanit te Alegrit me eurogolin e Boatengut nderkohe qe me pas shenuan edhe Robinjo 2 here e Ibrahimovic. Por ndeshja e kthimit ne Londer ishte nje makth i vertete per kuqezinjte. Arsenali shenoi 3 gola ne pjesen e pare me Koshielnin, Roziçkin dhe Van Persin duke bere qe te Milani te shfaqeshin fantazmat e Deportivos dhe Liverpulit ne finalen e Stambollit. Pjesa e dyte e sfides ishte e vuajtur per Milanin qe siguroi nje kualifikim qe u shoqerua edhe me tensione ne skuader me Ibrahimoviç e Alegrin qe u bene protagoniste te nje zenke mes tyre.

Ajo e vitit 2012 ishte hera e pare qe Arsenali eliminohej nga nje skuader italiane ne 9 raste ne nje kompeticion evropian. Milanin e pret nje sfide e veshtire, por jo e pamundur per t’u kaluar. Per me teper edhe Venger ka problemet e tij, pasi nuk do te kete ne dispozicion Lakazet te demtuar dhe Obamejang qe nuk mund te luaje ne Europa League pasi me pare ka luajtur me Dortmundin.

Sfidanti.al