Shorti i Europa League rezervon Milan-Arsenal

Faza e 1/8 te finaleve te Europa League ka rezervuar sfida vertet shume interesante. Perballja qe do te kete vemendjen me te madhe eshte pikerisht ajo me Milanit dhe Arsenalit, dy skuadra qe kane nje reputacion shume te madh ne arenen evropiane. Skuadra e Gatuzos qe duket se eshte ne forme shume te mire, do te kete nje prove zjarri ne kete perballje qe vjen pas sfides se fundjaves me Romen ne Serine A.

Skuadra tjeter italiane e mbetur ne Europa League, Lazio do te luaje perballe Dinamos se Kievit. Skuadra qe shihet si favoritja kryesore per te fituar trofeun e Europa League, Atletiko Madrid do te kete nje kundershtar te lehte ne leter, Lokomotiv i Moskes. Nje tjeter sfide interesante e 1/8 te finaleve  eshte edhe ajo mes skuadres spanjolle Atletik Bilbaos dhe Olimpik te Marsejes, nderkohe qe skuadra tjeter franceze, Lion do te perballet me CSKA Moske.

Lajpcigu, skuadra qe eliminoi Napolin ne 1/16 te finaleve, pa qe shorti ta vendose perballe Zenitit nje skuader qe e njeh mire kete kompetiticion.  Ndersa Borussia Dortmund do te luaje perballe Salzburgut. Çifti tjeter i 1/8 te finaleve te Europa League eshte edhe Sporting Lisbone-Viktoria Plzen. Ndeshjet e para te 1/8 te finaleve te Europa League do te luhen ne 8 mars, ndersa ato te kthimit ne 15 mars.

Sfidanti.al