Gazeta holandeze “Telegraf” shkruan se drejtori i akademisë së të rinjve të Barcelonës, Hoze Mari Bakero, fundjavën e kaluar, ndoqi ndeshjen mes Ajaksit të Amsterdamit dhe Zvoles (1-0). Sikurse thuhet, ai kishte ardhur në Holandë që të ndiqte katër futbollistët më të talentuar të Ajaksit, për të cilët është e interesuar Barcelona.
Fjala është për talentet e rinj, Matias de Lig, Frenk de Jong, Doni van de Bik dhe të birin e ish-sulmuesit të Barçes Xhastin Klajvert. Klubi katalonjas është i interesuar për të katërt këta lojtarë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për talente të mëdhenj, ndërkohë që ka specialistë që kanë mendimin se Klajverti i ri do të mund të bëhet më i mirë sesa i ati i tij. Një potencial të madh përbën edhe De Jongu 20-vjeçar që, qysh tani, luan në nivelin të lartë në disa pozicione, kurse De Ligu, momentalisht, është një nga stoperat e rinj më të mirë në botë.
Sfidanti.al