Man. Siti gati të thyejë hegjemoninë Barça-Real-Bajern!

Për pesë vjet radhazi, “mbretëria” ka qenë “ekskluzive”. Liga e Kampionëve është fituar nga Reali, Barcelona e Bajerni, ndërsa edhe pak më herët (nga viti 2009) kanë qenë vetëm Çelsi apo Interi që ia kanë dalë të thyejnë dominimin e katalanasve.

Mançester Siti shpreson të bëhet skuadra e parë angleze që të fitojë Championsin që nga 2012-ta, dhe e dyta që nga 2008-ta, por pikë së pari të ashtuquajturit “qytetarët”, duhet të arrijnë në finalen e parë të historisë së tyre. Kapiteni Vinsen Kompani ka besim, ndërsa flet përpara sfidës në Zvicër ndaj Bazelit.

“Kohët kanë ndryshuar, – tha qendërmbrojtësi belg, – nëse ka një moment kur ne jemi ndjerë më të fortë se kurrë, ky moment është tani. Nuk dua të  bëj parashikime se kur do ta fitojmë Championsin, por jam i bindur se do t’ia dalim. Në mos sot, herën tjetër”. Maksimumi që ka arritur Siti është gjysmëfinalja në 2016, ku u eleminua nga Reali (0-0, 0-1), veçse Kompani lëshon sfidën: “Ne duam të shkatërrojmë hierarkinë e vendosur nga Barcelona, Bajerni e Reali”.

Një plus më shumë për blutë e Mançesterit është se në stol ata kanë një mjeshtër të kësaj kupe, Pep Guardiolën. Katalanasit ka fituar dy herë Championsin me Barcelonën, ndërsa tri herë arriti në gjysmëfinale me Bajernin. “Nuk e di nëse jemi gati, – shprehet ai, – ne kemi shumë besim në veten tonë, por kjo garë është krejt e veçantë. Synimi ynë është të jemi më mirë se vjet, kur arritëm në çerekfinale”.

Sfidanti.al