Zidane e ka gati në kokë: E di se kush do të luajë kundër PSZH-së

Reali i Madridit realizoi një performancë të mirë dhe e mundi thellë 5-2 Realin e Sosiedadit, në një ndeshje që ishte një lloje nxemjeje para duelit të fortë me PSZH-në në Champions. Më i kënaquri nga kjo ndeshje, sigurisht, që ishte trajneri Zinedin Zidane që nuk e fshehu se, që në atë moment, ai e kishte të qartë në kokën e tij formacionin, me të cilin do të luajë ndaj ekipit kampion francez, të mërkurën, në “Santiago Bernabe”.

“E di që tani se kush do të luajë në formacion, të mërkurën. Të gjithë, ne, jemi gati për këtë ndeshje të rëndësishme. Të gjithë, ne duhet ta kemi mendjen tek e mërkura, sepse ajo është një sfidë e madhe për neve”, deklaroi Zidane, ekipi i të cilit po lufton tani që ta fitojë edhe një herë tjetër trofeun aq të lakmuar evropian.

Sfidanti.al