Bajerni njihet si një nga klubet më profesionistë dhe me standardet më të lartë në botë. Gjithsesi, edhe “manjakët” gjermanë duket se duan të tejkalojnë vetveten. Lajmet nga Mynihu janë që klubi me seli në rrugën “Zebener” (Saebener Strasse) ka menduar diçka krejt origjinale për të kënaqur tifozët në stadiumin “Alianc Arena”.
Në “Alianc Arena”, tifozë të caktuar do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet nga një dhomë gjumi, madje pa u ngritur fare nga shtrati (në foto). Dhoma është e shkëlqyer, me vatër me zjarr si qëmoti, me mur prej xhami që të lejon të shohësh ndeshjen shkëlqyeshëm, me ndriçim e modelim special dhe me një minibar ku mund të marrësh ç’të të dojë zemra. E vërteta është që Bajerni po mendon për tifozët milionerë, pasi “gjetja” bavareze patjetër që do të kushtojë shtrenjtë.
Sfidanti.al