Cila portë nuk u shpua nga “i pabukuri”, Xhejmi Vardi hyn në histori

Lester Siti humbi thellë 1-5 ndaj Mançester Sitit, por, megjithatë, me golin që shënoi, Xhejmi Vardi vendosi një rekord, mund të thuhet historik, duke treguar se ai nuk ka asnjë frikë nga ekipet favorite. Ky sulmues anglez u bë futbollisti i parë që shënon gol kundër gjashtë ekipeve më të fortë të Premier Ligës brenda një sezoni. Në raundin e parë, Vardi shënoi dy gola kundër Arsenalit, ndërsa, më vonë, ai shënoi gol në dy ndeshjet ndaj Liverpulit, realizoi edhe kundër Totenhemit, ndërsa, po kështu, tundi rrjetat e portave të Celsit dhe të Mançester Junajtidit, kurse, pak ditë më parë, të njëjtën gjë bëri edhe ndaj Mançestrer Sitit.

E keqja është se në ndeshjet, në të cilat Vardi ka shënuar, Lesteri ka fituar vetëm një herë, ndaj Totenhemit 2-1. Sidoqoftë, ky klub është stabilizuar mbas ardhjes në të të Klod Puelit dhe, tani, ndodhet në gjysmën e parë të tabelës së klasifikimit. Vardi ka shënuar 13 gola në PL dhe, gjithsej, 14 gjatë sezonit.

Sfidanti.al