Para gjysmë viti u zunë me grushte, kurse tani përqafohen me mall!

Para gjashtë muajsh, Xheko dhe Manolas gati u zunë me grushte, kurse, tani, dhanë shou në “Olimpiko”, duke festuar golin e futbollistit boshnjak. Roma, ashtu sikurse edhe pritej, fitoi 5-2 ndaj Beneventos në ndeshjen e fundit të programit javor të Serisë A, ndërkohë që goli i Edin Xhekos në min. e 60-të e theu rezistencën e deriatëhershme të Beneventos dhe që Roma nuk e pati të lehtë me këtë ekip modest që zë vendin e fundit në kampionatin italian, e tregon edhe reagimi që patën Manolasi dhe Xheko që shënoi golin, kur rezultati ishte 1-1.

Këta dy lojtarë që vetëm gjysmë viti më parë desh u zunë me grushte, verën e kaluar, në ndeshjen mes Bosnjës dhe Greqisë, kurse, tani, megjithëse me një farë turpi, Manolasi e përqafoi Xhekon.

Sfidanti.al