Kur merkaton e bën revista e gossipeve, ‘Chi’; Paulo Dibala lë Juven për Barcelonën

Mania e lajmeve të merkatos së transferimeve duket se ka prekur edhe revistën e përjavshme ‘Chi’ e specializuar përsa u përket të rejave në lidhje me personat e famshëm në Itali, por edhe jashtë saj. Në numrin e fundit të kësaj reviste është publikuar një lajm që ka të bëjë me të ardhmen e Paulo Dibalës.

sipas kësaj reviste, argjentinasi mund të largohet nga Jyuventusi në fund të sezonit për të kaluar në kampionatin spanjoll pikërisht te Barcelona e Lionel Mesit. Gjithnjë sipas ‘Chi’, sulmuesi i Juventusit nuk e ka rinovuar kontratën e qerasë me pronarin e apartamentit luksoz që ai ka në Torino, një shenjë kjo që tregon se Dibala po mendon seriozisht për të ndërruar ambient.

Për Paulo Dibalën ky sezon ka qenë mes ulje ngritjesh. 24 vjecari nisi gjithcka mirë, por me kalimin e kohës loja e tij ra ndjeshëm që detyroi Allegrin që ta lërë atë shpesh në pankinë. Por argjentinasi gjatë këtij sezoni nuk ësshtë ndihmuar as nga fiziku i tij. Dibala ka pësuar disa dëmtime që e kanë penguar atë të stërvitet rregullisht dhe tashmë ësshtë krijuar një situatë e tillë që nuk e përjashton largimin e Dibalës

sfidanti.al