PSG nuk i bën naze as Kupës së Ligës, fiton finalen “me dhunë”!

U desh shumë djersë, dhe shkaktoi shumë nerva, por përfundimisht finalja e parë e sezonit u arrit. Paris SG triumfoi 3-2 në fushën e Renës në gjysmëfinalen me një takim të Kupës së Ligës së Francës, takim që pati “viktimë” blerjen 180-milionë euroshe, Kilian Mbape, që u përjashtua me karton të kuq. Nejmar, një tjetër “mistrec” shpëtoi me karton të verdhë.

Mënier, Markinjos dhe Los Selso ishin autorët e golave për parizienët e trajnerit Emeri, që kryesuan deri në 3-0, por vendasit u përgjigjën në fund. Bal shkurtoi diferencën në 85’ dhe Prik realizoi golin e dytë në minutën e 93-të. Nuk pati kohë për më shumë dhe PSG arriti finalen e pestë radhazi të Kupës së Ligës, ku do të kërkojë trofeun e pestë radhazi. Pavarësisht se afron sfida me Realin në Champions, Emeri nuk u kursye shumë dhe hodhi në fushë lojtarë titullarë si Markinjos, Verrati, Rabio, Di Maria, Mbape e Nejmar.

Sfidanti.al