Lajmi i ditës në NBA ishte transferimi i Blejk Grifin nga Los Anxheles Klipers te Detroit. Skuadra kaliforniane vendosi që t’i nënshtrohet një revolucioni dhe krijimit të një projekti të ri, me Grifin që ka mbeutr jashtë tij, ndërkohë që skuadra pritet të ndërtohet rreth Ejvëri Bredlit e Tobias Herris.
Kështu që Klipersat nisën menjëherë tratativat me Pistons duke pranuar kalimin e Grifin, një lëvizje që u konsiderua si e papritur duke qenë se në qendër të zërave të merkatos së NBA ishte pikërisht DeAndre Xhordan me këtë të fundit që duket se ka vendosur që të qëndrojë dhe të fitojë vendin në formacion.
Grifin gjatë kësaj vere rinovoi me Klipers duke nënshkruar një kontratë të re 5 vjecare me vlerë prej 175 milionë dollarësh. Largimi i tij konsiderohet si një dështim i strategjisë së skuadrës kaliforniane kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta të basketbollistit. Tani Los Anxheles Klipers i mbetet të zgjidhë cështjen e DeAndre Xhordan që pret një rinovimin e kontratës së tij.
sfidanti.al