Nuk iu mjaftoi Liverpuli? Ja ku mundën tani edhe Arsenalin!

Suonsi është ekipi i momentit në Premier Ligë. Jo se do të fitojë ndonjë trofe apo do të kualifikohet në Champions e Europa League, por po i merr me radhë gjigandët. Një javë më parë e pati fatin e keq Liverpuli të dilte i mundur nga stadiumi uellsian, ndërsa këtë mbrëmje i takoi Arsenalit.

Vendasit fituan 3-1 ku shkëlqeu më shumë anglezi Samuel Klakës (Clucas), me dy gola të shënuar. Ai realizoi në minutat 34 e 86, ndërsa Zhordan Aju (ardhur nga Marseja) shënoi në minutën e 61-të. Arsenali kaloi në epërsi i pari me anë të Naço Monrealit, por u tregua shumë i dobët në karakter, pavarësisht se në fushë ishin blerja e re Henrik Mkitarian, blerja e re e Çelsit, Olivie Zhiru, apo lojtarë të fortë si Granit Xhaka, Petr Çeh e të tjerë.

Disfata e lë Arsenalin në vendin e gjashtë në Premier me vetëm 42 pikë, tashmë larg katër vendeve të para që të kualifikojnë për në Champions. Në zonën Champions u përforcua Liverpuli që la pas dy disfata radhazi, me një fitore të madhe 3-0 në fushën e Hadërsfildit. Të kuqtë e Klopit kanë 50 pikë dhe kanë shënuar 57 gola, më shumë se gjithë ekipet e tjerë me përjashtim të Mançester Sitit.

Sfidanti.al