Shqipëria ndaj Skocisë e Izraelit, kërkon Europianin nga Liga e Kombeve!

Kombëtarja e Shqipërisë mëson kundërshtarët në kompeticionin më të ri të krijuar nga UEFA, Ligën e Kombeve. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendosi ekipin tonë përfaqësues në grupin 1 të Ligës C, së bashku me Skocinë dhe Izraelin. Ky turne i ri zëvendëson ndeshjet miqësore të luajtura deri tani, dhe i jep mundësi skuadrave që të synojnë kualifikimin për në Euro 2020, nëse këtë nuk e arrijnë dot nga eleminatoret e zakonshme.

Nëse kombëtarja zë vendin e parë në grup, ajo ka mundësi të luajë në plej of për Euro 2020, dhe po ashtu ngjitet automatikisht në Ligën B, pra një nivel më lart në Ligën e Kombeve. Ndeshjet do të luhen nga data 6 shtator deri në 20 nëntor 2018. Edhe Kosova njohu kundërshtarët. Ajo do të jetë në grupin 3 të Ligës D, së bashku me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

Sfidanti.al