Keni apo jo edukatë? Ylli i regbisë franceze urinon në fushë

Jo vetëm duhet të kesh mendjen në çdo moment, por edhe të mos bësh gabime të tilla. E gjithë Franca është vënë në siklet nga veprimi i njërit prej yjeve të saj të regbisë, Pol Jedrasiak, i cili u “kap mat” nga fotografët duke … urinuar në cep të fushës së stërvitjes. Diçka vërtet e padëgjuar, por ja që ndodhi me skuadrën e njërit prej vendeve më të kulturuara të botës.

Gjithsesi, Poli i shkretë duhet të ketë qenë në hall të madh, pasi me siguri nuk kishte shkuar në kohën e duhur në tualet. Në momentin, kur u ndje keq, nuk pati kohë për të bërë tjetër gjë dhe besohet se trajneri Zhak Brynel duhet ta ketë falur. Brynel padyshim që ka gjëra më të rëndësishme për të menduar pasi Franca përgatitet për Kupën e Kombeve, duke u vlerësuar në vend të parafundit, e duke lënë prapa vetëm Italinë. Ekipet britanike Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda, cilësohen më të fortë sesa ajo.

Sfidanti.al