Shpresa ishte që njëri prej treshes së madhe “MCN” të mos ishte në “Santiago Bernabeu”. Reali ndeshet me Paris SG në Champions dhe Kilian Mbape kishte gjasa të mos paraqitej “në apel”, të paktën në përballjen e parë të turit të dytë pas dëmtimit të rëndë në fushën e Lionit në ligën franceze.
Fatkeqësisht për madrilenët, sulmuesi 19-vjeçar i Francës është thuajse 100 për qind gati. Mjekët i kanë dhënë “dritën jeshile” dhe trajneri Unai Emeri ka gjasa të bëjë provën gjenerale me të, javën që vjen në Kupën e Ligës ndaj Renës. Mbape nuk do të luajë në mesjavë në Kupën e Francës ndaj Gingompit (Guingamp), po ashtu nuk besohet në përballjen e Ligës 1 ndaj Monpeljesë, por afati është e marta e ardhshme. Dy “mosketierët” e tjerë parizienë janë kolegët-“armiq”, Kavani e Nejmar.
Sfidanti.al