E ka fatin me vete Hajnkes? Bajern pa tre “mosketierë” në Bundesligë

Robert Levandovski, Xhoshua Kimih dhe Mats Humels së bashku janë një fuqi e madhe. Jo vetëm tek Bajerni, por edhe nëse do të ishin në çdo skuadër tjetër, veçse nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Jup Hajnkes për sfidën delikate ndaj Leverkusenit sonte në mbrëmje. Rifillimi i Bundesligës qëlloi në “BayArena”, por Kimih ka qenë i sëmurë (i ka disa shanse të jetë gati), Levandovski ka problem me gjurin, ndërsa Humels është paksa i dëmtuar në ijë.

Gjithsesi, Hajnkes, me natyrën e tij tipike të sigurt u shpreh se “Sandro Vagner është opcioni numër 1 për sulmin”. Do të jetë pikërisht i rikthyeri në skuadër që do të udhëheqë “majën e shpatës” së bavarezëve, ndërsa trajneri e lavdëron duke thënë se “Sandro është përshtatur shpejt, është i disiplinuar dhe më ka bërë shumë përshtypje në stërvitje, jam i lumtur për të”. Vagner është lojtar i Bajernit dhe ka luajtur aty në 2007, kur ishte 18 vjeç (në foto me Riberinë), por më pas nuk pati vend. Pas 10 vjetësh ja ku u kthye në shtëpi.

Sfidanti.al