Berluskoni në sulm frontal: Ky Milan po më bën me dhimbje stomaku

Milani është ndoshta në momentet më të errëta të historisë dhe këtë e ka kuptuar edhe ish presidenti i tij Silvio Berluskoni. Ish kryeministri italian i ftuar në emisionin ‘Circo Massimo’ të Radio Capital, nuk e fshehu se ndihet keq për situatën që po kalojnë kuqezinjtë duke mos i kursyer aspak kritikat.

‘Bëj gjithjë tifozllëk për Milanin, por kur e shoh të luajë me këtë modul të gabuar, bëhem me dhimbje stomaku-tha Berluskoni në intervistën e tij duke shpjeguar edhe motivet që e shtynë atë të shiste klubin milanez-në futbollin e sotëm ku mbizoptërojnë petroldollarët, ishte e pamundur të rivalizoje. Shpenzimet për të mbajtur klubin u bënë të papërballueshme. Zgjedhja ime ishte e dhimbshme, por e nevojshme

sfidanti.al