Historia e luftës mes Zhoze Murinjo dhe Antonio Kontes pasurohet me një personazh të ri. Bëhet fjalë për zëdhënësin e trajnerit aktual të Mançester Junajtid, Eladio Parames i cili ka shkruar një editorial në website-n portugez, ‘Record’ me titullin ‘Konte, e di cfarë është EPO?’.
Në këtë editorial, Parames nuk i kursen aspak sulmet ndaj trajnerit italian të Çelsit, përkundrazi. ‘Ishte sezoni 1995/96, futbollistët e Juventusit u akuzuan për transfuzion gjaku për të përmirësuar paraqitjet sportive-shkruan Parames në editorialin e tij-cështja shkoi në gjykatë, por më pas u pushua. Kush ishte kapiteni i Juventusit të asaj kohe? Antonio Konte. Pas disa vitesh, i njëjti personazh u pezullua 6 muaj për përfshirje në një rast të trukimit të ndeshjes dhe ky zotëri akuzon Murinjon si njeri të ulët; edhe mund të jetë, por titujt e fituar prej tij janë më të shumtë se flokët në kokën e Kontes’.
sfidanti.al