Mbas transferimit të djeshëm, me vlerë prej afro 160 milionë eurosh, të Filipe Kutinjos nga Liverpuli për te Barcelona, ky futbollist brazilian gjeti vend edhe në ekipin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, duke pasur parasysh çmimin e transfertës. Formacioni i këtij ekipi vlen më shumë se 1 (një) miliard euro, ndërkohë që në të mungon futbollisti i talentuar francez, Kilian Mbape, pasi, gjatë këtij sezoni ai po luan si i “huazuar”, kurse, verën e ardhshme, do të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë. Formacioni i ekipit aktual më të shtrenjtë të botës është si më poshtë:
Portier: Ederson (35 milionë sterlina)
Mbrojtës: Benxhamin Mendi (52 milionë sterlina), Xhon Stones (47,5 milionë), Virxhil Van Dajk (75 nilionë), Kajl Uoker (50 milionë),
Mesfushorë: Hames Rodrigez (71 milionë sterlina), Pol Pogba (89 milionë), Filipe Kutinjo (142 milionë)
Sulmues: Garet Bejli (85,3 milionë sterlina), Nejmari (200 milionë) dhe Usman Dembele (135,5 milionë).