S’kaperdihet lehtë, por është e vertetë. Ylber Ramadani rezulton si lojtari i vetëm që ka shituar Partizani në pesë sezonet e fundit, nga ku thuhet se ka përfituar 200 mijë euro për transferimin e mesfushorit në ligën e dytë daneze te skuadra e Veljes.
Ylber Ramadani erdhi nga Kosova pa shumë bujë, por lojtari u tregua i durueshëm, pasi pranoi të luajë në fillimet e tij edhe me Partizanin B në Kategorinë e Dytë. Lojtari shkëlqimin e mori me ardhjen e Adofo Sormnait, i cili guxoi ta aktivizojë lojtarin në moshën 20-vjeçare në Kupat e Europës, ku edhe spikati.
Në sezonin 2016-2017, Ramadani u dallua për paraqitje mbresëlënëse, ku u bë pjesë e kombëtares shqiptare U-21 dhe së fundmi është thirrur edhe nga ekipi i parë që drejtohet nga Kristian Panuçi.
Marre nga Panorama Sport