Viti 2018 nuk nisi mbarë për Rafael Nadal. Numri 1 i botës që u rikthye në fushat e lojës pas 2 muajsh për shkak të një problemi në gju të shfaqur në fund të 2017 u eliminua shumë shpejt nga turneu Kooyong Classic. Tenisti nga Majorka u mposht nga francezi Rishar Gaske me rezultatin 0-2 me sete 4-6; 5-7.
Megjithatë kjo humbje nuk e shqetësoi aspak 31 vjecarin i cili është më shumë i fokusuar tek turneu i parë Grand Slam i vitit, Sustralian Open në Melbërn, përkundrazi në përfundim të sfidës, nadal u shfaq optimist.
‘Ishte një test i mirë për mua-tha Rafael Nadal-gjuri? E kam shumë mirë, përndryshe nuk do të isha këtu. por punoj fort për Australian Open, do të jem gati për këtë turne
sfidanti.al