Luka Modric është një prej futbollistëve që u vu në shënjestrën e organeve fiskale spanjolle duke u akuzuar për evazion fiskal në vitet 2013 dhe 2014. Mesfushori kroat i Realit të Madridit ishte thirrur në Gjykatën e Alkobendas për të dhënë përgjigje për këto akuza dhe rezultoi se ai e pranoi mashtrimin e kryer dhe se pranoi që të paguajë shifrën e 1 milionë Eurove të evazionit të kryer.
Modric nuk ishte i pranishëm në seancën e radhës stërvitorte të Realit të madridit pasi ishte i detyruar të paraqitej përpara gjykatësit. përfaqësues të organeve fiskale në Madrid konfirmuan pagesën e bërë nga Modric që shleu kështu detyrimin që kishte në shtet.
Nga hetimet e kryera rezultoi se në 2013, Modric kishte kryer evazion fiskal prej 290 990 Euro ndërsa në 2014, detyrimi i tij ishte 579 738 Euro. Shumës mes këtyre shifrave u shtohet edhe interesi duke plotësuar kështu kuotën e 1 milionë Eurove të paguar nga Modric që evitoi kështu procesin penal që mund të rezultonte edhe me dënim me burg
sfidanti.al