Kompania suedeze e veshjeve H&M është vënë në vorbullën e polemikave për shkak të një publiciteti të publikuar në faqen e saj zyrtare. H&M reklamoi një bluzë të saj duke postuar foton e një fëmije me ngjyrë që e kishte veshur këtë bluzë ku lexohej. ‘Majmuni më i bukur i xhunglës’. Reagimi nuk mungoui nga kjo kompani që kërkoi ndjesë për këtë lëvizje aspak pozitive, por polemikat kishin shpërthyer sidomos në ambientet sportive.
Ai që reagoi më ashpër ishte basketbollisti LeBron Xhejms nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram. ‘Keni gabuar gjithcka-lexohet në postimin e yllit të Klivlend Kavaliers-Kjo është e papranueshme, nuk duroj më. Në këtë foto unë shoh një mbret të ri, sovranin e botës, një forcë të paprekshme që nuk do të mund të mohohet kurrë. Ne afroamerikanët duhet të thyejmë këto tabu dhe t’i tregojmë botës se gabohet dhe të punojmë akoma më fort për përkatësinë tonë’
Reagoi për këtë publicitet edhe Kevin Prins Boateng, edhe ky nëpërmjet Instagram: Seriozisht e keni?-lexohej në mesazhin e Boateng që kishte shtuar hashtagët: ‘humbën toruan’ dhe ‘jo racizmit’.
sfidanti.al