Emri i Roberto Mançinit vazhdon të lakohet në median italiane si pasuesi i mundshëm i Xhanpiero Venturës në pankinën e Të Kaltërve. Vetë trajneri i Zenit në kampionatin rus ka folur për këtë mundësi në një intervistë për median italiane dhe nuk e përjashtoi mundësinë për marrjen e drejtimit të skuadrës 4 herë kampione të botës që nuk do të jetë në ffazën finale të një botërori pas 60 vitesh.
‘Në fillim duhet të zgjidhet presidenti i Federatës së Futbollit, më pas të flitet për trajnerin e ri-tha Mancini-gjithsesi unë nuk e përjashtoj në asnjë mënyrë mundësinë për të qenë trajner i Kombëtares, dhe kjo ndodh edhe me trajnerët e tjerë që janë kandidatë. Përfaqësuesja është shumë e rëndësishme dhe kur bën këtë profesion nuk mund ta lësh atë jashtë vëmendjes’.
sfidanti.al