Pierr Emerik Obamejang nuk do të luajë në kampionatin kinez pavarësisht lajmit për një akord të arritur mes Borusia Dortmund dhe Guangzhout për kalimin e sulmuesit afrikan për vlerën e 72 milionë Eurove, lajm që u përgënjeshtrua nga klubi kinez.
Guangzhu publikoi një komunikatë ku theksohej se asgjë nga sa u publikua në media në lidhje me këtë cështje ishte e vërtetë. Sipas klubit, shifra e 72 milionë Eurove e kalonte kufirin e lejuar nga Federata Kineze për blerjen e futbollistëve të huaj dhe se Guangzhoui është e vendosur të respektojë të gjitha rregullat e vendosura.
Tha fjalën e saj në lidhje me këtë cështje edhe federata Kineze të futbollit e cila iu referua edhe një lajmi tjetër se Guangzhou ishte në garë me Beijing Guoan për Obamejang me këtë te fundit që ofroi deri në 60 milionë Euro për sulmuesin nga Gaboni. Qeveria e futbollit në Kinë theksoi se u ka kërkuar sqarime klubeve për të gjithë këtë histori dhe se ajo do të hapë hetimet e saj duke shtuar se do të ketë ndëshkime të ashpra për cilindo që do të thyejë rregullat e saj.
sfidanti.al