Ikardi kryen vizitat te Reali? Përfaqësuesit e tij: Është fake news

Përfaqësuesit e Mauro Ikardit reaguan me forca ndaj lajmit të publikuar orët e fundit në median britanike dhe atë spanjolle për kalimin e afërt të argjentinasit te Reali i Madridit. ‘Daily Express’ dhe ‘Diario Gol’ folën me një siguri të plotë se Ikardi kishte kryer vizitat mjekësore me ‘Los Blancos’, lajm të cilin përfaqësuesit e futbollistit e përkufizuan ‘Fake News bombastik’

Dihet botërisht se reali i madridit është vënë në ndjekje të Mauro Ikardit pasi kërkon të përmirësojë repartin e sulmit në një sezon mjaft të vështirë në kampionatin spanjoll. Ai që nuk është marrë parasysh në median britanike dhe atë spanjolle është fakti se Ikardi në asnjë moment nuk ka shfaqur as shenjën më të vogël të dëshirës për t’u larguar nga Interi, me të cilin e lidh një kontratë që ka një klauzolë me 110 milionë euro.

sfidanti.al