Hamshik thyen rekordin e Maradonës, shënon golin e 116-të me Napolin

Marek Hamshiku u bë rekordmen absolut në Napoli, pasi, me golin e tij të fundit kundër Sampdorias, ai theu rekordin e futbollistit legjendar të papërsëritshëm argjentinas,Diego Armando Maradona.

Deri tani, Maradona dhe Hamshiku ndanin vendin e parë me 115 gola me bluzën e klubit napolitan, por me golin që asi sllovak shënoi kundër Sampdorias, ai arriti shifrën 116-të të golave të shënuar për Napolin, duke u bërë, kështu, rekordmen në këtë klub sa i përket numrit të golave të shënuar dhe duke thyer rekordin e Maradonës së madh.

Sfidanti.al