E quajnë Gatuzo dhe s’dorëzohet kollaj: “: Majft qamë, boll me lot”

Trajneri i ri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, mbas humbjes nga Atalanta, deklaroi se nuk ka frikë nga shkarkimi. “Do të më shkarkojnë? Ky është problemi më i vogël, por, nëse lojtarët nuk duan që të më ndjekin, atëherë, po. Unë jam problemi më i vogël”, deklaroi Gatuzo mas humbjes së dytë radhazi, duke vazhduar më tej:

“Ne nuk duhet të qajmë, por duhet që të pëmblidhemi dhe të qëndrojmë të bashkuar. Mjaft qamë, boll! Problemi ynë ka një natyrë psikike”, deklaroi Gatuzo.

Klubi “rosoner” ndodhet ende në krizë dhe, mbas humbjes së fundit, ai ra në vendin e 11-të, duke pasur shtatë fitore dhe tetë humbje.

Sfidanti.al