Mediumet në Angli shkruajnë se në dhomën e zhveshjes së Junajtidit, gjatë kohëve të fundit, po konstatohen konflikte mes disa lojtarëve, duke veçuar midis tyre futbollistin belg, Romelu Lukaku, që, sipas tyre, nuk është shumë i lumtur në këtë klub, sidomos, se ai është i zhgënjyer nga sjellja e Zllatan Ibrahimoviçit. Lukaku e nisi shumë mirë aventurën e tij te “djajtë e kuq”, por, më pas, forma e tij pësoi rënie. Në fakt, në dy ndeshjet e fundit të Premier Ligës, ai ka shënuar, por nuk i ka festuar golat dhe gazeta “Mirror” vë në dukje se një nga arsyet është sjellja e Ibras, Pogbas dhe trajnerit Murinjo. Sipas gazetës, Lukaku është i mërzitur, sepse mendon se Ibra po përpiqet “ta minojë” pozitën e tij si sulmuesi kryesor i Junajtidit.
Lukaku, para fillimit të sezonit, tregoi një respekt të madh ndaj Ibrahimoviçit, duke i kërkuar leje atij që të vishte bluzën me nr.9 që kishte veshur ai më parë, megjithëse Ibra, teknikisht, nuk ishte më pjesëtar i Junajtidit, sepse ende nuk e kishte nënshkruar kontratën e re. Tani, Lukaku konsideron se Ibrahimoviçi nuk po tregon asnjë respekt për të, pasi, midis të tjerave, sapo hyn në fushë nga stoli i rezervave, ai zë vendin qëndron në sulm, duke i bërë më shenjë atij (Lukakut) që të spostohet në krah! Por, Lukaku është irriturar edhe më shumë, pasi konstaton se si trajneri Murinjo, ashtu edhe miku i tij, Pogba, nuk e mbështesin, por më shumë gravitojnë rreth Ibrës!
Sfidanti.al