Portieri i Liverpulit, Simon Minjole, duket se ishte figura më tragjike e Liverpulit ne ndeshjen e fundit eksituese e dramatike të “të kuqve” me Arsenalin që, sikurse dihet, përfundoi barabar 3-3, ndërkohë ekipi vizitor (Liverpuli) udhëhiqte 2-0, para se të fillonte përmbysja pesëminutshe nga ana e ekipit vendas që arriti në 3-2, deri sa në fund rezultati u barazua 3-3.
Në këtë ndeshje, ne pamë gjithçka, midis të tjerave, edhe dy gabime të portierëve që u kushuan atyre gola, por, sidoqoftë, ndërsa për Petr Cehun mund të themi se gabimi ishte i papritur, kjo gjë nuk mund të thuhet për Minjolen, pasi, gjatë kohëve të fundit, ai po bën disa të tillë. Megjithatë, askush nuk e mohon se ky belg ëshë një portier mjaft i mirë, por se bën edhe gabime që kushtojnë dhe një të tillë ai e bëri në ndeshjen e fundit me rastin e gjuajtjes nga distanca të një topi nga ana e Granit Xhakës që përfundoi në rrjetën e portës së Minjoles, pasi e “theu” fare lehtë dorën e tij. Kështu, tifozët e Liverpulit i vunë atij një nofkë të re, të cilën, ç’është e vërteta, e sajoi komentatori brazilian i ESPN-së që e quajti portierin e lartpërmendur “Simon, dorë gjethe sallate”, duke aluduar se dora e tij u përkul aq lehtë sa një gjethe sallate!
Sfidanti.al