Çfarë suprize në 3 spitale, Runi është Babagjyshi i vërtetë i Vitit të Ri!

Uein Runi, sulmuesi, kapiteni dhe legjenda e dikurshme e Mançester Junajtidit, kurse, tani, lojtar i Evertonit, e tregoi edhe një herë tjetër se ai është jo vetëm një lojtar i madh, por edhe një njeri me zemër të madhe! Ditët e fundit, ai u dhuroi tre spitaleve për fëmijë dhurata me një vlerë të përgjithshme prej 250 000 sterlinash.

Uein Runi shkoi në të tre spitalet dhe ua dhuroi, personalisht, dhuratat fëmijëve që u gëzuan pa masë, kur panë para tyre, kaq afër, Babagjyshin e vërtetë të Vitit të Ri.

Runi, në fakt, edhe më parë, ka bërë disa herë gjeste të tillë humanë që tregojnë për karakterin e tij prej një njeriu bujar dhe me zemër të madhe.

Sfidanti.al