Kristiano, ke apo nuk ke ndërmend të luash në “El Klasiko”

Nuk është më aq i rëndësishëm sa më parë, por sërish mungesa e tij quhet minus i madh. Kristiano Ronaldo është në dyshim për “El Klasikon” e së shtunës ndaj Barcelonës në ligën spanjolle, me portugezin që ka munguar thuajse plotësisht në dy ditët e fundit në stërvitje. Fill pas fitores së Kupës së Botës për klubet, numri 7 duket se nuk është ndjerë shumë mirë fizikisht dhe trajneri Zidan ka vendosur të presë.

“Pata dhimbje në këmbë në finalen e Kupës së Botës, – tha Ronaldo, – por, vendosa të luaj deri në fund. Jam i bindur se deri të shtunën do të jem shumë mirë”. Gjithsesi, Zidan mund të jetë i detyruar të bëjë një “rokadë”, pasi Garet Bejl që ishte menduar si zëvendësues, mund të marrë vendin e Kristianos në formacion. Reali është 11 pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligës (me një ndeshje më pak të luajtur) dhe madrilenët do të donin të ishin me formacion të plotë, pasi u duhet fitorja me patjetër.

Sfidanti.al