Ndërhyrjet qeveritare, Spanja rrezikon përjashtimin, Italia fërkon duart

Përfaqësuesja spanjolle  pëjeton momente tronditëse. Sipas të përditshmes ‘El pais’, skuadra iberike që në vitet e fundit  diktoi në botën e futbllot rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës së vitit të ardhshëm. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Federata Spanjolle ka marrë një letër kërcënuese nga FIFA sipas së cilës, institucionet qeveritare kanë nderhyrë në cështje që kanë të bëjnë me Federatën sic janë zgjedhjet për presidentin e ri që u mbajtën në maj duke zëvendësua Vijar i akuzuar për korrupsion.

Këshilli i Lartë Sportiv kishte kërkuar përsëritjen e këtyre zgjedhjeve dhe ishte pikërisht kjo kërkezë që ndezi sirenat e alarmit te FIFA. Për më tëpër ky institucion iu drejtua edhe gjykatës së Arbitrazhit Sportv Spanjoll që e pranoi atë duke dalë edhe me një rezolutë që mbështestë pikërisht kërkesën e Këshillit. Sipas medias spanjolle kjo lëvizjë e këtij institucioni u bë për të nxjerrë përfundimisht jashtë loje Vijar që vazhdon të jetëpresident i RFEF edhe pse është i pezulluar, ndërkohë që detyrën e tij në këtë moment po e kryen. Për FIFA, ky qëndrim i Këshillit spportiv në Spanjë vë në rrezik autonominë e Federatës dhe thyen statutin e saj. Kjo histori nuk bën gjë tjetër vecse rrit shpresat Italisë për të hyrë në Botërorin e Rusisë.

Nuk ka munguar reagimi i RFEF në lidhje mekëtë cështje. Ai që është në rolin e  presidentit, Larrea mohoi se FIFA ka kërcënuar me përjashtim të Francës dhe bëri të ditur se mund të zhvillohet një takimme presidentin e FIFA Infantino Ministrin e Arsimit Mendez De Vigo dhe Sekretarin e Shtetit, Lete. ‘Askush nuk do të përjashtojë Spanjën nga Botërori-theksoi Larrea-është e pamundur. Nuk kuptoj cfarë pretendojnë, të largojnë Spanjën për të sjellë Italinë në Botëror? Federata po funksionon normalisht, Spanja e fitoi kualifikimin në fushë dhe në këtë pikë FIFA dhe ne jemi në një mendje’.

Sfidanti.al