Tani është zyrtare, UEFA refuzoi kërkesën e Milanit përsa i përket marrëeshjes vullnetare të parashikuar nga rregullorja e Fair Play financiar. Vendimi pritej të ishte negative pas sinjaleve pesimiste të dhëna nga vetë drejtuesit e klubit javën e kaluar.
‘Dhoma Investigative e Kontrollit financiar të UEFA, analizoi kërkesën e Milanit për Marrëveshjen Vullnetare-lexohet në një komunikatë të UEFA-pas një ekzaminimi të kujdesshëm , u mor vendimi që të mos nënshkruhet kjo marrëveshje me klubin. Dhoma Investigative thekson se ka ende pasiguri përsa i përket rifinancimit të borxhit i cili duhet të rimbursohet në tetor të 2018 dhe garancive financiare të ofruara nga aksionistët më të mëdhenj. Milani do rtë vazhdojë të jetë ende objekt monitorimi dhe situata do të rivlerësohet në muajt e parë të vitit të ardhshëm’.
Tashmë milanit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të gjejë një tjetër strategji për të sistemuar llogaritë me UEFA.
Sfidanti.al