Femrat dhe motorët; binomi i famshëm është në rrezik në Formula 1. Vitin tjetër vajzat që mbajnë gjithnjë cadrat në vijën e nisjes së garës mund të mos ekzistojnë më duke nisur që nga viti i ardhshëm. Me pak fjalë nuk do të ketë më vajza të bukura me këpucë me taka të larta dhe ky konsiderohet një revolucion i vërtetë. Liberty Media, kompania që ka në pronësi Formula 1, po mendon seriozisht një lëvizje të tille. ‘Shumë persona e shohin praninë e femrave në startin e garës si një traditë së cilës i ka kaluar koha-tha Ros Braun-kur të shohim gjërat nga të gjitha këndvështrimet do të marrim një vendim.
Seksizmi është kthyer në një obsesion që pas shpërhimit të skandalit Ueinstein në SHBA. Ndoshta është pak e tepruar por një masë e tillë për të moslejuar më shfaqjen e vajzave në vijën e nisjes së garave është vendosur edhe në World Endurance Championships madje prej 2 vitesh.
Tani të gjithë do të duhet që të mësohemi pa praninë e këtyre bukurosheve që jo pak herë kanë qenë më protagoniste dhe se vetë pilotët. Madje ato nuk do t’i shohim më as nëpodium për t’iu ofruar shampanjën 3 pilotëve fitues të garave. Sigurisht kohët ndryshojnë,por binomi femra-motorë ka bërë historinë dhe nuk mund të fshihet kaq lehtë
Sfidanti.al