Ankth te tifozët e Atletikos, Simeone pranon se Grizman mund të largohet

Diego Pablo Simeone tremb tifozët e Atletiko Madrid. Trajneri i skuadrës madrilène nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Antuan Grizman në fund të këtij sezoni. ‘Një ditë Grizman do të largohet nga Atletiko-tha Simeone për të përditshmen ‘L’Equipe’-e njëjta gjë ndodhi me Diego Kostën dhe Arda Turan. Kur ai të vijë tek ne dhe të na thotë se ka një ofertë unike për karrierën e tij dhe se dëshiron të ikë, ne do ta lëmë të lirë.’

Antuan Grizman po flitet prej kohësh për një largim nga Atletiko Madrid. 4 janë skuadrat që e duan shërbimin e tyre, Real Madrid, Paris Sën Zhermen, Barcelona dhe Mancester Junajtid. Janë pikërisht këto dy të fundit ato që shihen si më të favorizuara në këtë garë për sulmuesin francez. Antuan Grizman ka me Atletikon një kontratë që skadon në vitin 2022, ndërsa klauzola e zgjidhjes së saj shumë shpejt do të zbresë  nga 200 milionë në 100 milionë Euro.

Sfidanti.al