Përkufizoi lojtarët e Sitit si simulues, FA i kërkon shpjegime Murinjos

‘ Lojtarët e Sitit janë si gjethet që bien kur i merr era-kjo është ajo që deklaroi Zhoze Murinjo për futbollistët e Mançester Sitit në prag të deshjes derbi  të luajtur të dielën e kaluar, një frazë kjo që nuk është pritur mirë në Federatën Angleze të Futbollit drejtuesit e të cilit i kanë kërkuar sqarime portugezit. Murinjo ka kohë deri pasditen e së hënës për të dhënë deklaratën sqaruese që i kanë kërjuar krerët e qeverisë së futbollit britanik.

Por Murinjo nuk e la me kaq në fjalën e ij. Luzitani arriti deri aty sa të theksonte se atij nuk i lejohet të shprehë bindjet politike sic bën edhe Guardiola me këtë të fundit që pak kohë më parë foli qartë kundër burgosjes së politikanëve pro pavarësisë së Katalonjës nga Spanja.

Sfidanti.al