Xhani Infantino nën akuzë, evitoi rënien e Fenerbahçes nga kategoria

Sezoni 2010/2011 njollosi ndjeshëm futbollin turk. Skandali i trukimit të ndeshjeve ishte i përmasave të mëdha  ku 36 persona u dënuan e mes tyre ishte edhe presidenti i Fenerbahçesë që në atë vit fitoi titullin kampion me vetem diferencë golash ndaj Trqbzonsporit. Por cila është lisdhja e infantinos me aatë cfarë ndodhi në futbollin turk?

Në vitin 2011kur UEFA ndëshkoi Fenerebahçen n më përjashtim nga evenimentet evropiane, Xhani Infantino ishte Sekretari i Përgjithshëm  i këtij instituciioni, ndërsa Mishel Platini president. Në fillim të vitit 2012 Federata Turke nëpërmjet sekretares së saj, Ebru Koksal kontaktoi me Infantinon ku i kërkoi modifikimun e sanksioneve të UEFA; në vend të ndëshkimitme rëne nga Kategoria ajo  i kërkoi dënimin me heqjen e 12 pikëve dhe përjashtim nga kompoeticionet kontinentale, pretendime këto të cilat Infantino i pranoi me pretendimin se ishin konform rregullave të UEFA

Infantino, që aktualisht është president i FIFA, preferoi që të mos i përgjigjej në mënyrë jo të drejtpërdrejtë për këto akuza dule dhënë një deklaratë standarde:  ‘UEFA që nga 2011 gjithnjë ka qenë pararojë në luftën ndaj trukimit të ndeshjeve. Kemi bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me organet e drejtësisë për këtë problem. Përsa i përket emailit të vitit 2012, kërkesa e Federatës Turke ishte në një linje më masat disiplinore të UEFA që parashikonin dënimet me heqje pikësh dhe në varësi të rastit edhe me rënie nga kategoria të klubeve-ishte deklarata e Xhani Infantinos’.

Sfidanti.al