Invazioni më i madh në sport, në futbollin amerikan të kolegjeve

Amerika është një vend tepër sportiv, kjo nuk ka dyshim. Mjaftojnë katër ligat e saj të mëdha, futbolli amerikan, bejsbolli, basketbolli dhe hokeji në akull, për ta ditur. Gjithsesi, në asnjë prej këtyre konkurrimeve gjigande nuk ka ndodhur ndonjëherë ajo që ngjau në një finale të futbollit amerikan të kolegjeve.

Ishte ndeshja tradicionale që quhet “Iron Boël” (Ajron Boul), dhe që mund të përkthehet “Stadiumi i Hekurt” ose “Vazoja e Hekurt”, dhe flitet për duelin mes dy Kolegjeve më të mëdhenj publikë në SHBA, Universiteti i Alabamës dhe Universiteti Tajgërs i Oburnit (Auburn).

Mbi 87 000 tifozë ishin në stadium “Her” (Hare) dhe festuan si të çmendur fitoren e Universitetit të Oburnit me shifrat 26-14. Tribunat e impiantit gjigand nisën të zbrazen ndërsa dhjetëra mijë tifozë hynë në fushë për të kremtuar suksesin e skuadrës së tyre të zemrës. Ngjan si dueli shekullor me varka me rrema mes universiteteve të Oksfordit dhe Kembrixhit në Angli, dhe kjo është tradita në vende të tilla të zhvilluara.

Sfidanti.al