Legjenda e futbollit spanjoll, Fernando Jero, do të kthehet në përfaqësuesen e Spanjës në postin e drejtorit sportiv të saj, një funksion të cilin ai e ka mbajtur gjatë viteve 2007-2011. Ai ka qenë në krye të “furisë së kuqe” në vitet më të suksesshme të historisë së futbollit spanjoll, kur ajo fitoi dy evropiane dhe një botëror.
Fernando Jeron tifozët e njohin mirë, edhe për faktin se ai ka luajtur vite të tëra me Realin e Madridit, për të cilin ai ka luajtur më shumë se 600 ndeshje.
Sfidanti.al