Revoltë e “klanit” spanjoll kundër Ronaldos te Reali?

Meidumet spanjollë shkruajnë se futbollistët e rinj, me në krye Iskon, i janë kundërvënë Ronaldos. Konfrontimi i fundit ndodhi, kur futbollisti portugez i tërhoqi vërejtjen pjesëtarit të përfaqësueses spanjolle (Isko) së përse ai nuk e falënderoi për asistin për gol që ai (Ronaldo) i dha atij në ndeshjen e fundit të Primerës. Thuhet se Isko, Lukas Vaskez, si edhe disa futbollistë të tjerë të rinj besojnë se Ronaldo është përpjekur që ata të shiten, sepse nuk i përmbushin kriterët. Po ashtu, pretendohet se “klani” spanjoll nuk mund t’ia falë Zidanes se lejoji largimin e Alvaro Moratës për te Çelsi, duke konsideruar se, nën ndikimin e Ronaldos, ai (Zidane) mbajti në ekip, Karim Benzeman.

Sidoqoftë, media spanjolle shkruan se, tani, fjalën kryesore te Reali e ka kapiteni Serhio Ramos që shërben si një lloj zone tampon mes futbollistëve të rinj dhe Ronaldos. Po ashtu, thuhet se Zidane po mban anën e Ronaldos, duke qenë i bindur se ai, shumë shpejt, do të kthehet te forma e tij e njohur e mëparshme.

Sfidanti.al