Çfarë sharjeje arbitrit, tani pritet dënimi për shkak të … gruas!

Asgjë e tillë nuk doli nga goja e Korri Evansit, futbollistit të Irlandës së Veriut, ndaj të cilit u vërshëllye një penallti (ndershmërisht) e padrejtë në plej ofin e Botërorit ndaj Zvicrës. Gjithsesi, një pjesëtar i familjes së tij, shpërtheu në një mënyrë që duhet të quhet e turpshme. Ajo postoi në rrjetet sociale një shprehje që “nuk e merr lapsi”, dhe ku fjala më e pafajshme ishte “jevg”. Liza, kështu quhet gruaja e Korrit, e pati “përkëdheljen” për gjyqtarin rumun, Ovidiu Hategan.

Për protestën në fushë, Evans mori karton të verdhë dhe nuk do të luajë në ndeshjen e dytë të plej ofit në Zvicër, por e keqja më e madhe mund të ndodhë nëse Irlanda e Veriut kualifikohet për në Botëror. Për shkak të gruas, mbrojtësi mund të përjashtohet nga kombëtarja dhe të mos shkojë në Rusi.

Sfidanti.al