Hamilton feston titullin në Formula 1 me përplasje 260 km në orë!

Në momentin që frenoi dhe makina e tij shkoi dhe u përplas në kufizimet anësore të pistës, Ljuis Hamilton po pilotonte me 257 km në orë. Krej normale, pasi po luftonte për “pole position”-in në Çmimin e Madh të Brazilit. Sidoqoftë, që kur e preku trofeun e kampionit të botës me një dorë, dhe pastaj kur e ngriti me të dyja duart, gjërat nisën të mos i shkonin mbarë.

Në garën e kaluar doli vetëm në vendin e 9-të, edhe pse i mjaftoi për titullin e katërt në karrierë në Formula 1. Nuk ishte mënyra sesi kishte menduar për ta festuar. Në Interlagos, i ngjau edhe më keq, pasi makina Mercedes i doli nga kontrolli dhe u përplas me shpejtësi të lartël. Asnjë dëmtim për kampionin e botës, por Hamilton do të niset nga vendi i fundit, dhe do të duhet të bëjë ndonjë mrekulli, si dhe të ndihmohet nga fati për të arritur atë që dëshironte, fitoren e garës.

Sfidanti.al