Mund të thuhet fare pa frikë se ishulli irlandez është i pafat me vendimet arbitrare përsa u përket fazës së playofeve. Pas Irlandës së Trapatonit ne 2009, ishte Irlanda e Veriut ajo që pësoi një padrejtësi në fazën e playoffit të një Botërori. Në ndeshjen me Zvicrën, arbitri akordoi në favor të helvetëve një 11 metërsh inekzistent që u kthye në gol nga Rodrigez. Ky gol i mjaftoi skuadrës së Petkovic qëtë fitojë këtë ndeshje dhe të hedhë një hap jo të vogël drejt kualifikimit për në Kupën e Botës.
Vendimi i arbitrit për të akorduar këtë penallti është pritur me indinjatë në Irlandën e Veriut. ‘Ishte një penallti kontroverse që komplikon ndjeshëm situatën e skuadrës së O’Nil-shkruan e përditshmja ‘Belfast Telegraph’ për këtë episod që gjeti jehonë edhe në Britaninë e Madhe ku ‘Mirror’ shkruan: Penalltia e shëmtuar e vë Irlandën e Veriut përballë një vështirësie jashtëzakonisht të madhe.
Ai që u shfaq më i ashpër në këtë pikë ishte Xhoni Ivans, vëllai i futbollistit që shkaktoi këtë 11 metërsh fantazmë. ‘Kjo penallti është akoma më keq se episodi kur Henri preku topin me dorë në ndeshjen me Francën në 2009-tha Xhon Ivans.
Sfidanti.al