Abramoviçi.. degjon me veshët e tij çfarë thonë lojtaret për Konten

Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, është përfshirë në zgjidhjen e problemeve në këtë klub, duke pasur parasysh atmosferën që është krijuar atje, mbas largimit nga formacioni i parë të mbrojtësit brazilian David Luiz, dhe duke pasur frikë se mos përsëritet situata, kur ekipin e drejtonte Zhoze Murinjo. Pronari rus, ditët e fundit, shkoi në qendrën stërvitore të Celsit, mbasi nuk ishte dukur atje gjatë një kohe të gjatë, dhe bisedoi me lojtarët që të dëgjonte se çfarë mendojnë ata për trajnerin e tyre, Konte, dhe, nëse ekzistojnë në dhomën e zhveshjes probleme që mund të provokonin ndonjë situatë konfliktesh.

Konte, sikurse edhe në rastin e Diego Kostës, thotë se e kishte hequr David Luizin nga formacioni për arsye taktike, por askush nuk e bëson këtë justifikim. Në fakt, sikurse thuhet, Luizi i ka bërë vërejtje Kontes për taktikën që aplikon ai në fushë, duke vënë në dukje se ai po e drejton keq ekipin dhe se ai është fajtori kryesor për humbjen 3-0 të Celsit në “Olimpiko” nga Roma. Dhe, pak kohe mbas kësaj kritike, Luizi përfundoi në tribunë.

Vendi i Kontes në ekip nuk është në pikëpyetje, por, sidoqoftë, Abramoviçi ka frikë se mos përsëritet situata me Murinjon, kur këtë të fundit, praktikisht, e shkarkuan vetë lojtarët.

Sfidanti.al